Skuadra e Shpëtimit e Minierës “Trepça Sh.A” niset për në Shqipëri
Katërmbëdhjetë minatorë “Skuadra e Shpëtimit” e Minierës së “Trepça Sh.A”, sapo janë nisur për në Shqipëri, për t’u dalë në ndihmë të lënduarve dhe familjarëve të viktimave që humbën jetën sot në mëngjese si pasojë e tërmeteve.
Tërmeti më i fuqishëm ishte me magnitutë 6.4, ndërsa me dhjetëra tërmete të tjera e kanë pasuar me magnitutë deri në 5.4. “Ju njoftojmë se “Skuadra e Shpëtimit” e Minierës “Trepça Sh.A” e përbërë nga 14 minatorë është nisur për në Shqipëri, që t’u dalim në ndihmë autoriteteve dhe vëllezërve tanë atje. Ne i’u shprehim ngushëllime familjeve , shërim të shpejt të lënduarve, si dhe urojmë që të tjerët që janë nën rrënoja të gjenden të gjallë. Zoti na ndihmoftë Ne dhe ata. Me fat!”, thuhet në njoftimin e dërguar nga kapitenin i ekipit Shyqyri Sadiku.
/Epoka e re/