Skuadra holandeze pezullon yllin e Kosovës  

24 dhjetor 2018 | 13:45

Pas një udhëtimi në tregun e Krishtlindjeve në Meppen, ish-ylli i Schalkes, Donis Avdiaj është pezulluar nga Willem II. Por, shkëlqimin e tij në fushën e lojës, sulmuesi i Kosovës e ka nën hijen e një problemi të shkaktuar së fundmi me tre bashkëlojtarë të tij.

Skuadra nga kampionati elitar holandez është përgatitur për t’u përballur në Emmen për ndeshjen e javës së 17-të, por gjërat s’kanë shkuar sipas planit. Pak para ndeshjes, në hotel, Avdijaj së bashku me tre bashkëlojtarë thyen rregullat – nuk pushuan – duke dalë në qytet për një shëtitje.

Lojtari i Kosovës ishte së bashku me Timon Wellenreuther, Thomas Meissner dhe Atakan Akkayank, por se nuk kishin marrë leje për të dalë në qytet. “SPORT1.de”, shkruan se Avdijaj me tre bashkëlojtarët e tij janë pezulluar nga trajneri i skuadrës, Adrie Koster. Willem II e fitoi ndeshjen me rezultat, 2-0 ndaj Emmen, por mbetet të shihet nëse pezullimi i tyre do të vazhdojë edhe më tutje,

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peter Bosz do të jetë personi që do ta udhëheqë…