Skuadra italiane kërkon dyshen e Partizanit
Nga Italia vjen një lajm që ka në qendër të vëmendjes skuadrën e Partizanit. Chievo është vënë në ndjekje të dy prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës së kuqe: kapitenin Alban Hoxha dhe mesfushorin Jurgen Bardhi.
Sipas asaj që publikohet në mediet italiane, drejtori sportiv i klubit veronez, Giancarlo Romairone po ndjek me vëmendje Hoxhën dhe Bardhin, të cilët i konsideron si përforcimet e mundshme të skuadrës së tij për sezonin e ardhshëm. Chievo në këtë sezon ndodhet në vendin e fundit të klasifikimit në Serinë A italiane dhe objektivi i saj është mbijetesa.
Ndërkaq, Partizani ndodhet në Antalia të Turqisë për fazën përgatitore për pjesën e mbetur të sezonit dhe deri tani ka zhvilluar dy ndeshje miqësore me Sivasporin e Antalyasporin.