Skuadra ruse ‘blindon’ Roshin
26 maj 2019
| 15:13
Odise Roshi ka nënshkruar kontratën e re dhe do të mbetet në Rusi te Ahmat Grozni.
Gjithçka ka marrë formë zyrtare, teksa klubi çeçen ka njoftuar zgjatjen e bashkëpunimit me fierakun edhe për tre vite të tjera. Një formë besimin ndaj anësorit, që sezonin e fundit kaloi një dëmtim të rëndë. Sigurisht një kontratë nga e cila do të fitojë edhe të ardhura të rëndësishme. Roshi e ka pranuar propozimin e bërë nga Ahmat Grozni, klub të cilit iu bashkua në vitin 2016.
Mesfushori 28-vjeçar numëron 30 ndeshje si titullar, ndërkohë që ka arritur të shënojë edhe dy gola në elitën e futbollit rus. Në të shkuarën Roshi ka luajtur me Flamurtarin, Kolnin, FSV Frankfurti dhe Rijekan.