Skuadrat favorite para fitoreve të radhës

21 mars 2025 | 14:45

Gara në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) vazhdon me ndeshjet e xhiros së 23-të.

Të shtunën prej orës 20:00 janë dy ndeshje, ndërsa një ndeshje, në termin të njëjtë, është të dielën.

Skuadrat e kreut të tabelës nuk presin të kenë telashe për të fituar dy pikë të reja.

Lideri Rahoveci e pret Vushtrrinë, të shtunën. Rahoveci ka 22 fitore rresht dhe udhëheq në tabelë me 44 pikë. Vushtrria është e pesta me 14 pikë.

Të shtunën është edhe ndeshja Llapi-Kastrioti, ndërsa skuadra ferizajase llogaritet favorite. Llapi është i gjashti me 11 pikë, ndërsa Kastrioti i treti me 34 pikë.

Xhiroja mbyllet me ndeshjen Besa Famgas-Prishtina, të dielën. Besa do të mundohet të reagojë pas disfatës së thellë nga Rahoveci. Ndërkohë prishtinasit udhëtojnë në Pejë me shpresë për befasi. Besa është e dyta me 34 pikë, ndërsa Prishtina e katërta me 23.

Në Ligën e Parë është java e dhjetë. Deçani-Prizreni (19:30) dhe Istogu-Drita (14:00) janë ndeshjet e së shtunës. Të dielën prej orës 14:30 është takimi Vëllaznimi-Ulpiana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe profesori universitar…