Skuadrat favorite për të triumfuar në Ligën e Kampionëve

11 shtator 2022 | 19:39

Pasi u zhvilluan ndeshjet e para në fazën e grupeve, “Goal” ka bërë një renditje me skuadrat favorite për të triumfuar në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Kampioni në fuqi i kësaj gare, Real Madridi, është renditur i dyti në këtë listë prej 32 skuadrave pjesëmarrëse.

Sipas “Goal”, Manchester City i ka gjasat më të mëdha për t’u kurorëzuar me titullin e më të mirit në Evropë, që do të ishte edhe titulli i parë dhe historik për klubin anglez.

Pas klubit anglez renditet Paris Saint-Germaini, që gjithashtu nuk e ka fituar asnjëherë këtë trofe.

Top 10 favoritët: Manchester City, Real Madrid, Paris Saint-Germain, Bayern Munich, Barcelona, Liverpool, Atletico Madrid, Tottenham Hotspur, Chelsea & Borussia Dortmund.

Klubet e mëdha italiane; Milani, Juventusi dhe Interi, nuk shihet si favoritët kryesorë, duke përfshirë edhe Napolin, që gjithashtu merr pjesë në Ligën e Kampionëve. Renditjen e plotë mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Prindërve i Kosovës ka paralajmëruar ndërmarrjen e disa…