Skulptori që e skaliti historinë e Leotrim Ahmetit, kërkesë publike Edi Ramës për të ndarë një hapësirë për vendosje të skulpturës edhe në Tiranë

10 qershor 2024 | 16:16

Skulptori i njohur Sabri Behramaj, në ditën e çlirimit të Kosovës ka drejtuar një kërkesë për kryeministrin shqiptar, Edi Rama që të ndajë një hapësirë për figurën e Leotrim Ahmetajt në Tiranë, fëmiu që me historinë e tij përloti të gjithë.

“Historia që harrohet përsëritet” – është një nga thëniet që shpesh e kemi dëgjuar e brenda së cilës ka një të vërtetë të madhe.

Kosova sot po feston 25 vjetorin e çlirimit, kur pas vitesh luftë e sakrificë populli shqiptar i Kosovës fitoi lirinë e kërkuar ndër dekada.

Se historia nuk duhet të harrohet, dëshmon edhe skulptura e Leotrim Ahmetit, punuar nga skulptori i njohur Sabri Behramaj.

Figura e skalitur e Leotrimit bart më vete historinë plotë vuajtje të popullit shqiptar për ta fituar lirinë. Historia e djaloshit 8 vjeçar që u vra mizorisht nga forcat serbe, ka përplotur secilin që e ka dëgjuar.

Njeriu që skaliti Leotrimin, ka skalitur edhe një histori të tërë.

Skulptori Sabri Behramaj në një intervistë për Gazetën Online Veriu.info i ka drejtuar një kërkesë kryeministrit shqiptar Edi Rama, që sot ndodhet në Kosovë, që të ndaj një hapësirë në Tiranë për ta vendosur figurën e Leotrimit e cila bartë një histori të dhimbshme, jo vetëm për Leotrimin por për 1432 Leotrima tjerë që u vranë mizorisht nga forcat serbe.

Sipas Behramajt, Leotrimi në Tiranë do të rrëfej para bashkëmoshatarëve të tij historinë e vet dhe të të gjithë atyre që u vranë padrejtësisht në luftën e fundit nga forcat serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrona Krasniqi nga Gjakova shpall të pavlefshme dëftesat e klasës;…