Skulptori që kthen cungjet e pemëve në vepra arti
22 tetor 2019
| 10:59
Një skulptor 22-vjeçar ka vendosur që të kthejë atë që mbetet nga pemët e rëna në qytetin e vet në vepra arti.
Andrea Gandini, një 22-vjeçar nga Roma, ka nisur këtë punë që pesë vjet më parë dhe tani sapo ka përfunduar skulpturën e 66.
Ai ka shumë materiale për të punuar, pasi Roma, një nga qytetet më të gjelbra në Evropë, ka rreth 313 mijë pemë nëpër parqe dhe nëpër rrugët e qytetit.