‘Sky Sports’: Kosova, Brazili i Ballkanit
10 shtator 2019
| 16:11
“Sky Sports” ka shkruar për Kosovën në ditën e ndeshjes kundër Anglisë. Anglia do ta mirëpresë sonte Kosovën në “St Mary’s” në Southampton në ballafaqimin e tyre në eliminatoret e “Euro 2020”.
Mediet angleze janë duke i kushtuar vëmendje të veçantë skuadrës sonë para duelit sonte me fillim nga ora 20:45. “Sky Sports” i ka kushtuar një profil Kosovës duke e përshkruar si: Brazili i Ballkanit. Ata po ashtu kanë shkuar për rrugëtimin e Kosovës drejt ndërkombëtarizimit të futbollit si dhe udhëheqjen e selektorit Bernard Challandes.
“Sky Sports” gjithashtu ka veçuar futbollistë si Bernard Celina e Arijanet Muriq që luajnë në futbollin anglez, pa e harruar edhe Vedat Muriqin i cili ka shfaqur formë të shkëlqyeshme në ndeshjet e fundit.