‘Sky Sports’: Liverpooli do të paguajë klauzolën e Wernerit

24 prill 2020 | 20:00

Liverpooli nuk ka ndërmend që të lërë t’i ikë nga dora një sulmues si Timo Werneri i Lajpcigut.

Drejtuesit e “Reds”-ave, të bindur nga menaxheri Jurgen Klop, kanë vendosur që të paguajnë klauzolën e pranishme në kontratën prej 60 milionë eurosh të sulmuesit.

24-vjeçari i përfaqësueses së Gjermanisë, ka vendosur të pranojë transferimin në Angli për shkak edhe të prezencës së trajnerit Klop në stolin e kampionëve në fuqi të Evropës. Lajmin për këtë vendim të kryesuesve të Premier League, e konfirmon “Sky Sports”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Pitalkat e nxehta e të shijshme, janë për mua ushqimet…