
S’lëvizin çmimet e naftës e benzinës
09 shtator 2022
| 10:20
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimin tavan për derivatet e naftës për 24 orët e ardhshme.
Nga ajo që vërehet, s’ka ndryshim të çmimit nga 24 orët e kaluara, shkruan “Epoka e re”
Çmimi për një litër naftë është 1 euro e 70 centë.
Teksa për benzinë, çmimi lejohet deri në 1 euro e 36 centë.
Ndërkohë, për gaz çmimi mbetet i pandryshuar nga ditët e kaluara, 0.76 centë.