Slimani kërkon rikthimin te Leicesteri
09 mars 2019
| 14:54
Islam Slimani, që luan i huazuar që nga 11 gushti i vitit 2018 te Fenerbahçe, kërkon rikthimin në Premierë Ligë te skuadra e Leicester Cityt, që zotëron edhe kartonin e algjerianit.
30-vjeçari nuk ka arritur të ambientohet me skuadrën e drejtuar nga Ersun Yanal dhe për këtë arsye kërkon të rikthehet në Angli dhe më pas të kërkojë një aventurë të re për karrierën e tij.
Gjatë këtij sezoni, Slimani ka koleksionuar vetëm pesë gola në 25 sfida të luajtura.