Sllobodan Petroviq dhe Nenad Rashiq emrat e përfolur për ministër të ri të Bujqësisë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq, i cili është pa grup parlamentar pritet të emërohet ministër i Bujqësisë.
Lajmin e ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” një burim brenda Qeverisë së Kosovës.
Petroviq është kryetari i Partisë Liberale Serbe.
I njëjti burim thotë se për këtë post emri është duke iu lakuar edhe Nenad Rashiqit, i cili më herët ka qenë ministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Kryeministri Ramush Haradinaj sot e ka shkarkuar Nenad Rikalo nga posti i ministrit të Bujqësisë.
https://www.facebook.com/MekaHalalFood/photos/a.461955333863360/2108530209205856/?type=1&theater
Partia opozitare, Partia Socialdemokrate e ka kushtëzuar Qeverinë e Kosovës që në këmbim të votës për Projektbuxhetin për vitin 2019, të lirojë nga detyra ministrin Rikalo.