Sllovakia dhe Koreja e Jugut pretendojnë ndërtimin e një reaktori të ri bërthamor
09 gusht 2024
| 16:13
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico planifikon të udhëtojë në Korenë e Jugut për të diskutuar bashkëpunimin e mundshëm në ndërtimin e një blloku të ri të reaktorit bërthamor në fshatin Jaslovska Bohunjica.
“Besoj se, sipas gjendjes sime shëndetësore, do të shkoj në Korenë e Jugut, ku ndër të tjera dua të diskutoj për bashkëpunimin e mundshëm në ndërtimin e një blloku të ri bërthamor në Jaslovski Bohunjice”, ka thënë Fico, transmeton “Tasr”.
Ai ka thënë se po përgatitet për një udhëtim të rëndësishëm në Kinë dhe planifikon të udhëtojë në Amerikën Latine deri në fund të vitit.