Sllovakia kërkon të blejë një sistem amerikan Patriot të mbrojtjes ajrore
rtë amerikane për blerjen e 12 helikopterëve të rinj të modelit “Bell AH-1Z Viper” me një zbritje çmimi prej dy të tretash dhe një pjesë e vlerës së tyre të mbuluar nga programi amerikan për financimin e ushtrive të huaja, pasi Sllovakia i dërgoi Ukrainës avionët e saj të vjetër luftarak.
Propozimi amerikan erdhi përpara marrjes së pushtetit në vitin 2023 nga qeverisë ku përfshihet edhe zoti Kalinak. Qeveria e kryeministrit Robert Fico ka ndaluar furnizimet me ndihma ushtarake për Ukrainën nga rezervat zyrtare të Sllovakisë.
Ministri Kalinak tha se ndërsa helikopterët ishin për qëllime sulmuese, përparësia e Sllovakisë duhet të jetë mbrojtja dhe veçanërisht mbrojtja ajrore.
Sllovakia kufizohet me Ukrainën dhe ka qenë pjesë e përpjekjeve të NATO-s për të forcuar krahun lindor të aleancës. Një sistem Patriot nga Italia i stacionuar në Sllovaki do të largohet nga ai vend në muajin prill.
Zoti Kalinak tha se Sllovakia po zhvillonte bisedime me Poloninë dhe Izraelin për sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi..Marre nga VOA