Sllovakia nis vaksinimet me “Sputnik V”

01 qershor 2021 | 11:24

Sllovakia është tashmë shteti i dytë anëtar i Bashkimit Evropian që ka përfshirë në vaksinimin masiv të popullsisë edhe vaksinën ruse Sputnik V, e cila nuk është miratuar ende nga Rregullatori Evropian i Barnave EMA.

Sllovakia kishte në ruajtje 200,000 dozat e vaksinës Sputnik V të marra nga ish-kryeministri Igor Matovic, por institucionet shëndetësore vendase nuk e kishin lejuar përdorimin e saj deri më tani. Para vendimit të ri të qeverisë sllovake, Hungaria ishte vetmi shtet i BE-së që ka përdorur Sputnik V në fushatën e saj të vaksinimit.

Një marrëveshje e fshehtë për Sllovakinë për të blerë 2 milionë vaksina Sputnik V, orkestruar nga Kryeministri i atëhershëm Igor Matovic shkaktoi një krizë politike në muajin Mars, situatë që solli rënien e qeverisë sllovake.

Fqinjët e Sllovakisë, Çekia, Hungaria dhe Austria kanë vendosur që në kuadër të lehtësimit të masave për lëvizjen e qytetarëve brenda BE-së të njohin certifikatat e shtetasve sllovakë të vaksinuar me Sputnik V.

Ashtu si Hungaria, edhe Sllovakia i dha vaksinës ruse Sputnik V autorizimin për përdorim urgjent një procedurë që nuk kërkon miratimin paraprak nga autoritetetet e BE-së në Bruksel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-basketbollisti i Utah Jazz, Mark Eaton, ka vdekur në moshën…