Sllovakia ofron përkrahje në fushën e ekonomisë dhe financave
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim udhëheqësin e ri të Zyrës ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Prishtinë, Rastislav Kostilník, ku diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Me këtë rast, ministri Hamza e ka njoftuar Kostilnikun për punën dhe të arriturat e Ministrisë së Financave, me theks të veçantë në ruajtjen e qëndrueshmërisë makro fiskale si dhe për avancimin e kushteve të të bërit biznes, me theks të veçantë për sektorin e prodhimtarisë, si një nga faktorët kryesorë për zhvillimin ekonomik të vendit.
Ndërsa, udhëheqësi i ri i Zyrës ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Prishtinë, Rastislav Kostilnik, e ka vlerësuar lartë pritjen nga ministri Hamza dhe ka shprehur gatishmërinë e tij dhe shtetit të tij për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe financave.
/Epoka e re/