Sllovenët mblidhen për të thyer rekord në kositje
16 gusht 2018
| 14:56
Mbi 570 qytetarë sllovenë janë mbledhur në një zonë rurale të vendit për të vendosur një rekord të ri në librin “Guiness”, për më së shumti njerëz që kositin së bashku në një arë.
Kositja është metodë e vjetër e prerjes së barit duke përdorur një dru të gjatë me një thikë të madhe të lakuar në fund.
Pjesëmarrësit në këtë ngjarje të pazakontë ishin të moshave të ndryshme nga 16 deri 88 vjeç. Secili kishte nga katër metra katrorë për t’i kositur.