Slloveni: Iu dogj shtëpia, vdes kosovari
13 mars 2023
| 18:12
Një kosovar e ka humbur jetën në Maribor të Sllovenisë.
Ngjarja tragjike ndodhi pasi atij iu dogj shtëpia.
Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Slloveni.
Në njoftim thuhet se e lënduar nga ky rast ka mbetur gruaja e të ndjerit.
“Pas ngjarjes tragjike që ndodhi dje në Maribor, Ambasadori Valdet Sadiku ka vizituar vendin e ngjarjes dhe ka takuar të mbijetuaren.
Familjarëve të shtetasit nga Malisheva e Gjilanit iu janë shprehur ngushëllime ndërsa komuniteti shqiptar është vlerësuar për ndjenjën e jashtëzakonshme të solidaritetit dhe ndihmën që i është ofruar të mbijetuarës”, thuhet në njoftim.