Slloveni Rogliç sërish triumfon në Vuelta
11 nëntor 2020
| 12:25
Çiklisti slloven Primoz Rogliç ka fituar edicionin e 75-të të Vueltës së Spanjës, duke mbrojtur titullin e fituar vjet. Për shkak të pendemisë ky edicion u zhvillua me 18 etapa (jo 21), një turne që dhuroi emocione. Rogliç, 31 vjeç, bëri një paraqitje të mirë, duke e merituar fitoren. Në total, Rogliç dha kohën 72h46’12”, duke lënë pas ekuadorianin Richard Carapaz (i dyti) dhe britanikun Hugh Carthy (i treti).