Sllovenia dërgon ushtarë shtesë në Kosovë

11 tetor 2023 | 14:35

Ministri slloven i Mbrojtjes, Marjan Sarec ka deklaruar Sllovenia po rrit numrin e ushtarëve në kuadër të operacionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it. 

Aktualisht atje janë rreth 90 anëtarë të Ushtrisë Sllovene dhe ata planifikojnë ta rrisin numrin e tyre në të paktën njëqind.

Nën udhëheqjen e mëparshme, Ministria e Mbrojtjes (MORS) vendosi të zvogëlojë numrin e ushtarëve në forcat e KFOR-it dhe me ardhjen e ministrit Sarec, ata vendosën ta rrisin numrin në të paktën njëqind, raporton N1.

Kufiri i sipërm i pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Sllovene (SAF) në Kosovë përcaktohet me vendim të qeverisë dhe arrin deri në 370 ushtarë.

Sarec, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Sllovenia, duke pasur parasysh përkeqësimin e situatës së fundit në Kosovë, planifikon të rrisë edhe më tej numrin e ushtarëve në KFOR, ai thjesht tha se drejtimi i qeverisë është të forcojë praninë, të cilën Sllovenia është duke bërë.

Ai tha gjithashtu se ushtarët sllovenë veprojnë atje kryesisht si forca jo-kinetike ose paqeruajtëse.

“Sigurisht që Ballkani Perëndimor është prioriteti i Sllovenisë dhe për këtë arsye ne po rrisim praninë tonë atje”, tha ministri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës zyrtare në Kroaci,…