Sllovenia e humbi fitoren në çastet e fundit, Jovic barazoi rezultatin
Ndeshja e parë e ditës së sotme u luajt në “Munich Football Arena” në mes të Sllovenisë dhe Serbisë.
Ndeshja përfundoi me shifra të barabarta prej 1-1, me Slloveninë që i iku fitorja në sekondat e fundit të ndeshjes.
Me një ndeshje të barabartë në fushën e lojës, Sllovenia gjeti golin e parë në ndeshje në minutën e 69-të përmes Karnicnik.
Kur dukej se gjithçka po shkonte në të mirë të Sllovenisë, u bë edhe një goditje këndi në minutën e fundit të kohës shtesë.
Pas harkimit në zonën e Sllovenisë, më së miri u gjend Luka Jovic, që barazoi rezultatin me shumë pak sekonda të mbetur deri në përfundim.
Kështu, Sllovenia shkon në dy pikë pas dy ndeshjeve të para, derisa Serbia ka vetëm një pikë.
Në xhiron e fundit, Sllovenia luan ndaj Anglisë, derisa Serbia përballë do të ketë Danimarkën.