Sllovenia mbështet Kosovën në anëtarësimin në Byronë e Kartonit të Gjelbër
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku (BKS), ka takuar të hënën në Lubjanë Tjasha Kobar, drejtorin e Byrosë së Kartonit të Gjelbër të Sllovenisë si dhe Maja Krumberger, drejtoreshe e Shoqatës së Sigurimeve të Sllovenisë.
Mazreku, para homologut slloven ka prezantuar të kaluarën dhe të tanishëm e sektorit të sigurimeve në vendin tonë. Mazreku ka prezantuar edhe reformat e shumta që janë bërë në tregun e sigurimeve gjatë 20 muajve të fundit.
“Unë prezantova para tyre angazhimin tonë gjatë 20 muajve të fundit, si në menaxhimin shumë të mirë të lendeve, ku kemi mbyllur mbi 11 mijë dhe kemi arritur të paguajnë dëme në rreth 20 milionë euro. Gjithashtu para tyre prezantova sistemin e ri INSUREX, gazetën tonë iSIGURIME, ku pala Sllovene kanë mbetur të impresionuar me të arriturat gjatë 20 muajve të fundit” ka thënë Mazreku pas takimit.
Mazreku gjithashtu tha se Byroja e Sllovenisë ka ofruar mbështetje të çdo inciative për anëtarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër. Mazreku ka konfirmuar se në aspektin teknik Institucioni që ai drejtor pa plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër.