Sllovenia mbështet procesin integrues të Kosovës
Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza, është takuar me ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj, me të cilin ka diskutuar për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Po ashtu në këtë takim është diskutuar edhe për shkëmbimin e përvojave në fushën e financave publike si dhe për vizitën që pritet të bëjë ministri Hamza ne Slloveni gjatë javës së ardhshme.
Më tutje, ministri Hamza ka njoftuar ambasadorin Bertoncelj për zhvillimet buxhetore si dhe për prioritetet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makrofiskal e të tjera.
Ndërsa ambasadori slloven, ka shprehur gjithashtu gatishmërinë e shtetit slloven për ta përkrahur Kosovën në proceset integruese të saj drejt Bashkimit Evropian.