Sllovenia përkrah institucionet e sigurisë në Kosovë
24 maj 2018
| 17:01
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj.
Të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar marrëdhëniet e mirat në mes të dy vendeve, me ç’rast janë pajtuar që të vazhdohet edhe më tej për thellimin e bashkëpunimit.
Në këtë takim, ministri Gashi ia ka bërë me dije ambasadorit Bertoncelj prioritet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Në anën tjetër, ambasadori i Sllovenisë, Bojan Bertoncelj është shprehur i gatshëm të përkrahë institucionet e sigurisë në Kosovë në forcimin e rendit dhe ligjit në luftimin e krimit në përgjithësi.
/Epoka e re/