Sllovenia pezullon vaksinën “Johnson & Johnson”

29 shtator 2021 | 15:49

Sllovenia ka pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës së “Johnson & Johnson” kundër Covid-19, ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë, Janez Poklukar, raporton agjencia kombëtare e lajmeve “STA”.

Masa e pezullimit është vendosur pas vdekjes së një gruaje të re.

Kompania “Johnson & Johnson” ende nuk e ka komentuar këtë vendim të autoriteteve sllovene, raporton “Reuters”.

“Pacientja, në të njëjtën kohë kishte mpiksje gjaku dhe gjakderdhje në tru. Kujdesi intensiv ndaj saj nuk rezultoi i suksesshëm”, ka thënë për agjencinë “STA”, Igor Rigler, një neurolog në qendrën spitalore të Lubjanës.

Ndërsa ministri Poklukar, ka thënë se ende nuk është njoftuar në detaje për rastin mirëpo vdekja e pacientes duhet të sqarohet.

“Unë nuk mund të bëj komente, por kushtet janë plotësuar për sqarimin e të gjitha rrethanave të asaj që ndodhi”, ka thënë ai.

Vaksina “Johnson & Johnson” është një nga disa vaksinat që Sllovenia po përdor në programin e saj të imunizimit kundër Covid-19.

Sllovenia deri më 28 shtator, ka imunizuar plotësisht rreth 47 për qind të popullsisë. Shteti slloven ka rreth 2 milionë banorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmes një marrëveshje të bashkëpunimit të nënshkruar të mërkurën me…