Sllovenia, vendi i parë i NATO-s që zgjedh një grua në krye të ushtrisë
28 nëntor 2018
| 16:31
Alenka Ermenc, gjeneralmajore, ka marrë të mërkurën postin e shefes së shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Sllovenisë.
Në këtë mënyrë, Sllovenia është bërë vendi i parë i NATO-s ka zgjedhur një grua në krye të ushtrisë së saj.
Ermenc, 55 vjeçe, deri më tani ka qenë zëvendëse e kreut të ushtrisë.
Ajo ka filluar karrierën ushtarake në vitin 1991, kur Sllovenia ka fituar pavarësinë nga ish-Jugosllavia.
Presidenti slloven, Borut Pahor, kryekomandant i ushtrisë sllovene, ka shfaqur shpresën se Ermenci do të përmirësojë performancën e trupave.
Sllovenia ka rreth 7 500 ushtarë, përfshirë forcat aktive dhe rezervë.