Sllovenia zyrtarisht njeh shtetin e Palestinës

04 qershor 2024 | 22:53

Sllovenia edhe zyrtarisht ka marrë vendim që ta njohë shtetin e Palestinës, njoftoi Euronews, transmeton Reporteri.net.

Parlamenti slloven të martën votoi me 52 pro njohjes, pa asnjë votë kundër nga asambleja prej 90 vendesh. Ligjvënësit e mbetur abstenuan nga votimi.

Ministrja e Jashtme sllovene, Tanja Fajon, ka njoftuar se vetëm zgjidhja me dy shtete mund të çojë në paqe në Lindjen e Mesme.

“I dashur popull i Palestinës, vendimi përfundimtar i sotëm i Sllovenisë është mesazh shprese dhe paqeje. Ne besojmë se vetëm një zgjidhje me dy shtete mund të çojë në një paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme. Sllovenia do të vazhdojë pa u lodhur të punojë për sigurinë e të dyjave kombeve, palestinezët dhe izraelitët”, ka thënë Fajon.

Vendimi i Sllovenisë erdhi disa ditë pasi Spanja, Norvegjia dhe Irlanda njohën Palestinën, i cili u sulmua nga Izraeli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionisti Ermal Sadiku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova…