![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/07/kqz-2-780x439-650x358.jpg)
Slogani i KQZ-së për zgjedhjet e 6 tetorit: ‘Trego Fuqinë Tënde – Voto’
23 shtator 2019
| 10:38
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ndryshuar sloganin për zgjedhjet e 6 tetorit në “Trego Fuqinë Tënde – Voto”.
Kjo për arsye se ai i kaluari që ishte “Votojmë për të ardhmen tonë”, ishte i ngjashëm me atë të Partisë Demokratike të Kosovës “Ndërtojmë të ardhmen për ty dhe shtetin”.
Slogani i ri mori përkrahjen e të gjithë anëtarët e KQZ-së.