
Slot: Jemi gati për ndeshjet e fundit të kampionatit
01 prill 2025
| 16:38
Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, doli në konferencë para ndeshjes ndaj Evertonit. Ai ka thënë se “Reds” janë gati për ndeshjet e fundit në Premier Ligë.
“Ne jemi të gjithë shumë të emocionuar për nëntë ndeshjet e ardhshme në kampionat. Na duhet freski në ekip. Por nuk ishte e gjitha keq. Ne luajtëm një finale kundër një ekipi shumë të fortë si Newcastle dhe luajtëm një lojë të mirë në humbjen kundër Paris Saint-Germain. Federico Chiesas. Ne e dimë se mund të llogarisim tek ai kur të kemi nevojë”, ka thënë Slot.