Slot: Nuk jam i kënaqur me këtë barazim

20 shkurt 2025 | 13:04

Liverpooli luajti baras me Aston Villan në Premier Ligë (2-2). Ky rezultat nuk i pëlqeu aspak trajnerit Arne Slot, i cili ka thënë se “Reds” e lejuan kundërshtarin të zhvillojë lojë të mirë në pjesën e dytë.

“Nuk jam i kënaqur me këtë barazim. Lejuam skuadrën kundërshtare të luante për një pjesë të mirë në pjesën e parë, aty edhe kur u ndëshkuam me dy gola. Më pas çdo gjë bëhet e vështirë. Rasti në fund i Nunez? Ndjehem i keqardhur. Ishte një rast shumë i pastër shënimi, që erdhi nga një aksion i ndërtuar mjaft mirë prej skuadrës tonë”, ka thënë Slot.

Liverpooli me këtë barazim ngjitet në kuotën e 61 pikëve, duke e çuar diferencën me ndjekësen më të afërt Arsenalin në +8 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania e Distribuimit të Energjisë Elektrike (KEDS), ka thënë se…