
Slot: Për titull na duhen edhe dy fitore
14 prill 2025
| 12:03
Pavarësisht se Liverpooli e ka prekur titullin me njërën dorë, trajneri Arne Slot nuk feston përpara kohe. Ai ka thënë se për të arritur këtë sukses të madh, skuadrës i duhen edhe dy fitore.
“Në këto 33 ndeshje është parë se sa e vështirë ka qenë për ne fitorja, duket pak e çuditshme pasi kemi një diferencë të madhe pikësh me rivalët. Tani e dimë se për të fituar titullin na nevojiten vetëm dy fitore. E dimë që nuk do të jetë e lehtë, por ne do ta provojmë me të gjithë forcat tona”, u shpreh Slot.