
Slot: PSG-ja është ekip i kompletuar
11 mars 2025
| 14:00
Liverpooli fitoi 1-0 ndaj PSG-së, në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve. Trajneri i “The Reds, Arne Slot, vlerësoi në maksimum parisienët, në konferencën për shtyp, në prag të sfidës së kthimit.
“Janë ekip i kompletuar. Të mërkurën e kaluar disa njerëz thanë se kemi luajtur zbehtë, por kemi luajtur shumë mirë. Por mund të paraqitemi edhe më mirë. Jemi ekip më i mirë se që u shfaqëm javën e kaluar dhe këtë duhet ta shfaqim në fushë”, ka thënë Slot.