Smajl Latifi: Aty ku ka përkushtim dhe traditë, blegtoria kthehet në pasuri që ushqen breza
Kryetari i Rahovecit, njëherësh edhe kandidat për deputet i AAK-së me numër 16, Smajl Latifi, ka vizituar familjen Canziba.
Ai ka thënë se aty ku ka përkushtim dhe traditë, blegtoria kthehet në pasuri që ushqen breza.
“Këtë pasuri të vyer po e ruajnë Rifat Canziba dhe djemtë e tij, Haxhi dhe Nehat Canziba, të cilët me përkushtim të madh kujdesen për 800 dele dhe 500 qengja. Me një veprimtari të trashëguar prej katër gjeneratash, ata prodhojnë djathin e famshëm të Sharrit dhe tregtojnë krerë të bagëtisë. Pavarësisht mungesës së përkrahjes nga qeveria, që do t’u mundësonte të zgjeronin biznesin katërfish, ata vazhdojnë të punojnë me pasion dhe vendosmëri. Komuna e Rahovecit, në kuadër të mundësive të saj, është dhe do të mbetet një mbështetje për këtë familje punëtore. Falënderoj familjen Canziba për mikpritjen e tyre të ngrohtë! Ju uroj edhe më shumë suksese në të ardhmen!”, ka shkruar Latifi.