
Smajl Latifi: Deçani vulosi fitoren tonë
02 shkurt 2025
| 17:04
16-shi i koalicionit AAK-NiSMA, Smajl Latifi thotë se Deçani e vulosi fitoren e tyre, raporton GazetaBlic.
Ai shkruan se ky qytet është një simbol i krenarisë dhe lavdisë, dhe se atje janë njerëzit e besës dhe idealit.
Latifi theksoi se Deçani është në rresht për një Kosovë fituese, me Ramush Haradinajn, dhe shtoi se me këtë energji dhe mbështetje të fuqishme, po ecin drejt fitores.
E plotë:
Deçani vulosi fitoren tonë!
Në vendin e krenarisë dhe lavdisë, mes njerëzve të besës dhe idealit, Deçani tregoi se është në rresht për Kosovën Fituese me Ramush Haradinajn. Me këtë energji dhe përkrahje, po ecim drejt fitores!
#AAK137🗳️
#smajllatifi16✔️