Smajl Latifi emëron nënkryetarin dhe shtatë drejtorë
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, pas betimit të tij si kryetar, ka filluar kompletimin e kabinetit të tij.
Ai ka nënshkruar vendimet për emërimin e nënkryetarit, shefit të kabinetit në zyrën e tij, asistentin administrativ, zyrtarin për logjistik në zyrën e kryetarit dhe emërimin e shtatë drejtorëve. Nënkryetari i komunës së Rahovecit është emëruar Fatmir Iska, shef i kabinetit Veli Gashi, asistent administrativ në zyrën e kryetarit, Vajdin Berisha dhe Ruzhdi Krasniqi zyrtar për logjistik në zyrën e Latifit.
Drejtorët e emëruar janë: Avni Morina – drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Përparim Krasniqi – drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, Samir Mustafa – drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Ervin Hoxha – drejtor i Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, Afrim Limani – drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Besnik Hoti – drejtor i Drejtorisë për Inspektim dhe Berat Duraku – drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.