Smajl Latifi: Fitorja jonë do të konfirmohet më 14 nëntor

03 nëntor 2021 | 23:29

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili është edhe kandidat edhe për një mandat qeverisës në krye të kësaj komune, ka thënë se AAK-ja ka rritur votën për 40 për qind në Kuvendin Komunal për dallim nga zgjedhjet e kaluara.

“Besimi i qytetarëve të Rahovecit po rritet për mua dhe AAK-në. Fitorja jonë do të konfirmohet më 14 nëntor”, ka thënë Latifi për RTK.

Ai ka theksuar se qeverisja e tij është vlerësuar nga shumë institucione kredibile që merren me qeverisjen lokale.

“Mendoj se fitorja do të jetë me një diferencë të madhe në raundin e dytë. Unë kam aleancë me qytetarët e Rahovecit”, ka thënë Latifi.

Latifi më 14 nëntor do të përballet me kandidatin e LV-së.

Në raundin e parë, Smajl Latifi ka marrë 10 mijë e 144 vota, ose 47,23 për qind të votave.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish kryeministri, Vllado Buçkovski vlerëson se se opozita shqiptare ka…