Smajl Latifi: Hapëm fushatën zgjedhore, Rahoveci dhe Celina, zëri i fitores!
11 janar 2025
| 22:26
Kryetari i Rahovecit, njëherësh edhe kandidat për deputet në listën e AAK-së, me numër 16, Smajl Larifi, ka hapur fushatën zgjedhore, duke theksuar se Rahoveci dhe Celina janë zëri i fitores.
“Rahoveci dhe Celina rrezatuan energji, bashkim, shpresë dhe optimizëm. Mes qytetarëve të përkushtuar, simpatizantëve dhe aktivistëve tanë të palodhshëm, nisëm fushatën zgjedhore. Me kandidatët tanë, Saranda Salltekun, Afrim Dinën dhe Ardian Ramën, po ndërtojmë një ekip që mishëron vizionin dhe vlerat e qytetarëve tanë. Rahoveci meriton më shumë, Kosova meriton më shumë, dhe këtë do ta arrijmë me besimin tuaj. Faleminderit për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme! Më 9 shkurt, të gjithë bashkë, për Rahovecin dhe Kosovën fituese!”, ka theksuar Latifi.