Smajl Latifi kthehet në Kosovë pas intervistimit nga Specialja
17 dhjetor 2019
| 13:29
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi është kthyer sot nga Haga, ku është intervistuar nga Gjykata Speciale në lidhje me aktivitetin e tij gjatë luftës së UÇK-së.
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Latifi e pritur qytetarë, miq dhe bashkëpunëtorë të Komunës së Rahovecit.