Smajl Latifi: Kur flet Krusha e Madhe, fiton Kosova

27 janar 2025 | 08:12

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Smajl Ltifi, ka theksuar rëndësinë e Krushës së Madhe në zhvillimin dhe forcimin e Kosovës. Gjatë një takimi me qytetarët e Krushës, Ltifi ka falënderuar ata për mikpritjen e ngrohtë dhe për bashkëbisedimin e hapur dhe sinqertë.

Ai theksoi se, gjatë takimit, është prezantuar programi i partisë për projektet që i duhen Krushës së Madhe, duke përfshirë iniciativa që do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe social të kësaj komune. Sipas Ltifit, mbështetja që Krusha e Madhe meriton është thelbësore për forcimin e shtetit të Kosovës dhe për ndihmën që ajo mund t’i japë gjithë vendit në rrugëtimin e tij të ardhshëm.

Kandidati i AAK-së ka shprehur besimin se angazhimi i qytetarëve të Krushës së Madhe është një burim frymëzimi për të gjithë popullin e Kosovës dhe se vetëm përmes bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë mund të arrihen synimet për një të ardhme më të sigurt dhe më të prosperuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën magjistrale…