Smajl Latifi për tubimin në ‘1 Tetori’: Mesazh i fuqishëm se Kosova po ecën drejt fitores!
12 janar 2025
| 20:29
Kryetari aktual i Rahovecit, Smajl Latifi, njëherësh kandidat për deputet nga AAK-ja me numër 16, në tubimin hapës të fushatës zgjedhore, tha se “në sallën që ushtonte nga energjia e jashtëzakonshme e bashkimit tonë, dëshmuam forcën tonë politike”.
“Prania juaj madhështore dhe entuziazmi juaj i pashoq janë dëshmi se e ardhmja jonë është e ndritur dhe e pathyeshme. Ju falënderoj nga zemra për këtë pjesëmarrje historike që nuk është vetëm frymëzim, por një mesazh i fuqishëm për të gjithë – Kosova po ecën drejt fitores! Me guxim, besim dhe vendosmëri të palëkundur, të marshojmë përpara për të realizuar qëllimin tonë: për Kosovën fituese!”, ka shkruar Latifi.