Smajl Latifi, pranë varrit të vëllait, kujton jetën dhe punën e tij
Ti baca Demë, mbolle besim, dije. Ke lënë pas vetes Arbenin i cili është pika e djalit, i mençur, i edukuar, ekonomist i pafjalë që e kishe krahë dhe shtyllë, i përgatitur për të të ruajtur nderin, burrërinë dhe virtytet njerëzore që i kishe e që na i mbolle ne dhe djalit tënd.
Ke lënë dy vajza, Arbnoren dhe Albulenën, që të dyja të diplomuara në universitet.
Edhe djalin e vogël Taulantin i cili po ndjek hapat tu, po merr dije në Universitetin e Prishtinës.
Një bashkëshorte zojë siç është Sahadeti.
Ne, 4 vëllezërit e tu, Nisreti, Smajli, Dauti dhe Tahiri dhe motrat Hatixheja dhe Vazvia, boshllëkun që na le do ta mbushim duke e ruajtur përulësisht kujtimin për ty.
E kemi babën, bacën Malush, të fortë e krenar me ty.
Sa shumë boshllëk që le baca Dem, te ne, te shokët, te shoqëria e gjerë!
Vepra jote ishte për mua, për ne, për vendin e për të mirën e tij!
Ke hedhur kudo farë sinqeriteti e dashurie!
Nuk besuam se përjetësimi yt është kaq i shpejtë!
Qenia fizike dhe i gjithë personaliteti yt është tashmë i ngulitur thellë në vetëdijen dhe kujtesën tonë.
Një jetë plot atdhedashuri, fisnikëri e trimëri, shtyllë e familjes tonë.
I përjetshëm kujtimi për ty, baca Dem!
Pusho i qetë në paqe, se ke lënë pas vetes vajza të mira, djem të ndershëm, grua me dinjitet e familje me krenari!
(Këtë kujtim për vëllain e tij të ndjerë, Demën e ka publikuar në profilin e tij, Smajl Latifi.)