Smajl Latifi: Qytetarët po e shohin AAK-në si adresën për zgjidhjen e problemeve të tyre
05 dhjetor 2024
| 22:01
Kryetari i Komunës së Rahovecit, i cili është edhe njëherësh kandidat për deputet në listën e AAK-së, Smajl Latifi, ka marrë pjesë në tubimin e kësaj partie në Suharekë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se qytetarët tashmë po e shohin që ndryshimi i qeverisjes është i domosdoshëm.
“Qytetarët tashmë po e shohin që ndryshimi i qeverisjes është i domosdoshëm. Suhareka, adresën për zgjidhjen e problemeve të tyre po e sheh në AAK, andaj me një pritje madhështore na e konfirmuan që do të na japin masivisht besimin në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ashtu siç na e dhanë e nuk u zhgënjyen në zgjedhjet lokale. Faleminderit, Suharekë!”, ka shkruar Latifi.