Latifi me bashkëluftëtarë ia japin nënës së dëshmorit uniformën ushtarake të të birit

28 mars 2021 | 16:23

Në 22-vjetorin e rënies së Enver Durakut nga Krusha e Madhe e Shefki Thaçit nga Rogova e Hasit, shoku i tyre i plagosur rëndë, Hamëz Kryeziu, i ka dorëzuar sot nënës Fetije, nënës së Enverit, si amanet e kujtim uniformën ushtarake të birit.

Këtë e ka bërë me dije kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, teksa thotë se ndjen dhembje, mall e krenari në sytë e saj dhe te të gjithë neve që u ndodhëm në këtë moment të veçantë.

Postimi i plotë i tij në “Facebook”:

Bashkëveprimtari i hershëm dhe bashkëluftëtari Enver Duraku, si i ri dhe student ishte pjesë e organizuar e lëvizjes çlirimtare (LKÇK) dhe së bashku me shokë luajti një rol aktiv për përgatitjen e luftës së armatosur për liri, i dëshmuar edhe në betejën e ashpër me armiqtë ku për 8 ditë e 8 netë luftohej intensivisht që nga Semetishti deri në Shkozë, do të merr plagë të rënda vdekjeprurëse bashkë me shokun e llogoreve Shefki Thaçin, u përjetësuan në altarin e lirisë.

Sot, në 22 vjetorin e Enver Durakut nga Krusha e Madhe e Shefki Thaçit nga Rogova e Hasit, shoku i tyre i istikameve, i plagosur rëndë Hamëz Kryeziu, me respekt e ndjesi, ia dorëzoi nënës Fetije, nënës së Enverit, si amanet e kujtim, uniformën ushtarake të të birit, e cila ishte ruajtur me kujdesin më të madh.     

Dhembje, mall e krenari në sytë e saj dhe te të gjithë neve që u ndodhëm në këtë moment të veçantë.

Lavdi përjetë dëshmorëve të kombit, Enver Duraku dhe Shefki Thaçi!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në të dytën ndeshje radhazi Utah Jazz, që kryesojnë Konferencë…