Smajljaj: A ka reagim të shoqërisë civile pas arrestimeve apo po presin ndonjë tender?
18 gusht 2023
| 16:59
Analisti politik, Avdi Smajljaj, ka reaguar në lidhje me arrestimet e fundit në vend. Afaristi Ridvan Muharremi e dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë kanë rënë në pranga për dyshimet në lidhje me keqpërdorimet me rezervat shtetërore.
Smajljaj ka shkruar në lidhje me heshtjen e shoqërisë civile. Sipas tij, kjo heshtje mund të lidhet me favore nga pushteti, për tender, apo presin të bëhen ambasador.
“Ku janë shoqëria civile? A ka ndonjë reagim pas arrestimeve, apo e tregtojnë heshtjen me favore nga pushteti, presin ndonjë tender në projekte, apo presin të bëhen ambasador/e?”, ka shkruar shkruar Smajljaj në “Facebook”.