
Smajljaj i reagon Osmanit: Mbrojtja e Kushtetutës është detyrë e juaja, jo e Borrellit
Politologu Avdi Smajljaj ka reaguar pas ankesave të presidentes Vjosa Osmani, se Serbia nuk po i respekton dakordimet e Ohrit.
Smajljaj ka shkruar në “Facebook”, se Osmani duhet ta di që mbrojtja e Kushtetutës së Kosovë është detyrë e saj.
“Rikujtojani presidentes ju që jeni lartë atje, se mbrojtja e Kushtetutës, shtetit, sovranitetit, integritetit territorial, interesit të shtetit, nuk është detyrë e z. Borrell, e as e z. Lajçak. z. Borrell e z. Lajcak, as nuk kanë marrë votën e qytetarëve e as nuk paguhet nga qytetarët tonë. Ne nuk mund t’u kërkojmë llogari politike e kushtetuese nga ata”, ka shkruar ai.
Më tutje, Smajljaj ka bërë me dije se Osmani është përgjegjëse për çdo shkelje të Kushtetutës.
“Është obligimi i juaji eksplicit, kushtetues, ligjor, politik, njerëzor. Në shkeljet e kushtetutës, sovranitetit, e shtetësisë, me marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, ju para të gjithëve, me kushtetutë, jeni përgjegjëse”, ka shkruar Smajljaj.