Smajljaj: Lëvizja Vetëvendosje e ka radhën për të reflektuar

19 tetor 2021 | 15:34

Profesori universitar Avdi Smajljaj ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 17 tetorit.

Ai ka vlerësuar se sovrani për herë të dytë brenda një viti ka kërkuar ndryshimin përmes votës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Smajlaj ka shkruar se partitë opozitare e kanë kuptuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe kanë reflektuar.

Sipas tij, radhën për të reflektuar e ka partia në pushtet. Lëvizja Vetëvendosje.

 

Postimi i plotë i profesorit Smajljaj:

Sovrani/ja për herë të dytë brenda një viti kërkoj ndryshimin përmes votës.

Duke mos e parë fillimin e ndryshimit nga zgjedhjet e 14 Shkurtit, ri-kërkoj sërish ndryshimin, duke pritur që mesazhi i votës të jetë lexuar saktësisht.

Kështu do të duhej lexuar sjellja e votuesit në dy palë zgjedhjet e fundit.

Partitë e opozitës si duket filluan të reflektojnë deri në njëfarë mase, me kandidatë, fushatë, e program më të mirë, krahasuar me të kaluarën. Kjo edhe iu shpërblye këtyre partive.

Radhën e ka partia në pushtet, duhet reflektuar drejtë dhe krejt.

E para që duhet bërë është që kjo parti së bashku me liderin e saj duhet të filloj ti besoj popullit, ashtu siç populli i besoj atij në Shkurt, dhe e nxorri në partinë e parë.

Nëse vazhdon ti besoj vetëm një grushti besnikësh afër liderit, siç vepron tani, në zgjedhjet e radhës do të pësoj humbje edhe më thellë, duke u kthyer pastaj nga votat popullore në votat e militantëve, që janë të pamjaftueshme për të qenë edhe partia e katërt e lere më partia e parë.

Ashtu siç populli i besoj me 14 shkurt, do të duhej edhe VV dhe lideri i saj ti besoj popullit, e jo vetëm një grushti ‘besnikësh’.

Ky lloj besimi/dyshimi është manifestuar dhe deklaruar në mënyrë eksplicite nga lideri i VV, për çështjen e partizimit, nepotizmit, etj., se duhet të punoj me njerëz të besueshëm’.

Nuk do të  duhej parë me frikë popullin që të votoj me 14 Shkurt.

Fundja është punë e partive të vendosin për fatin e tyre.

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës në futboll (FFK),…