Smajljaj për ndeshjen Kosovë-Izrael: Institucionet e sigurisë duhet ta shtojnë vigjilencën
Politologu Avdi Smajljaj, ka bërë thirrje që institucionet e sigurisë ta shtojnë vigjilencën me rastin e ndeshjes së futbollit në mes Kosovës dhe Izraelit që luhet sonte në Prishtinë.
Smajljaj ka thënë se institucionet duhet të jenë të gatshme për të parandaluar ndonjë veprim që bëhet nga shërbimet e fshehta të vendeve të cilat nuk ia dëshirojnë të mirën Kosovës.
“Institucionet e sigurisë duhet të shtojnë vigjilencën dhe të ndërmarrin masat e nevojshme në ndeshjen e sotme në futboll, për të parandaluar ndonjë veprim që mund të bëhet nga shërbimet e fshehta të vendeve që nuk ia duan të mirën vendit tonë, sidomos nga fqiu verior. Një veprim i tillë do të bëhej qëllimshëm për të dëmtuar rëndë vendin tonë. Përtej përgjegjësisë institucionale që ka shteti, në kulturën dhe traditën tonë mysafiri ka status të veçantë”, ka shkruar ai në “Facebook”.