Smajljaj: Po të ishte drafti i Asociacionit në përputhje me Kushtetutën nuk do mbahej i fshehur
08 nëntor 2023
| 11:55
Politologu Avdi Smajljaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mospublikimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai ka vlerësuar se po të ishte ky draft në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ai do të publikohej.
Smajljaj në “Facebook” ka shkruar se çështja është se si dhe sa bie ndesh ky dokument me Kushtetutën.
“Po të ishte drafti në përputhje me Kushtetutën nuk do mbahej fshehur. Çështja është si dhe sa bie ndesh me Kushtetutën dhe si të arrihet konsensusi në mes partive për të ndryshuar kushtetutën që të jetë në pajtim me asociacionin”, ka shkruar Smajljaj.