Smajljaj: Politika është jetike, nuk është lojë futbolli e as muzikë
12 dhjetor 2024
| 12:02
Politologu Avdi Smajljaj ka kërkuar nga partitë politike që të merret seriozisht politika.
Ai ka vlerësuar se politika është jetike për fatin e qytetarëve të një vendi.
Smajljaj ka shkruar në “Facebook” se politika nuk është as lojë futbolli, as show biz dhe as muzikë.
“Politika përcakton, vendosë, fatin e një shoqërie dhe individëve në atë shoqëri. Në politikë vendosin politikanët. Në demokraci politikanët zgjedhen nga qytetarët. Pra, politika është jetike, nuk është as lojë futbolli, as show biz, as muzikë”, ka shkruar Smajljaj.